Liverpool shënon në minutat e fundit për të vazhduar bilancin 100% në Premierligë

Liverpool ka arritur të shënojë fitore të vështirë 2:1 në shtëpi ndaj Leicesterit.

Marketing

Në minutën e 40 të takimit, Sadio Mane zhbllokoi rezultatin e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Talenti i Leicester, James Maddison barazoi shifrat në minutën e 80-të dhe kur të gjithë mendonin se loja do të përfundonte pa fitues, Milner realizoi nga pika e bardhë për t’i ndalur tri pikët në Anfield.

Marketing