Liverpool transferon portier me parametra zero

Liverpooli ka konfirmuar nënshkrimin me ish portierin e West Ham, Adrian.

Marketing

Adrian ishte një lojtar i lirë pasi që ishte liruar nga West Ham në verë pasi mbrojti portën e “Çekanëve” për gjashtë viteve, gjatë se cilës kohë ai bëri 150 paraqitje.
32 vjeçari do të shërbej si zëvendësues i Alisson dhe është zëvendësim direkt për Simon Mignolet, i cili kompletoi transferin e tij në Club Brugge të dielën.

“Jam shumë i lumtur, me të vërtetë i lumtur që jam këtu dhe do të punoj me një klub të madh në fushë”, tha Adrian për Liverpoolfc.com.

“Jam shumë ambicioz, kam ardhur këtu për të fituar gjithçka duke i bërë konkurrencë Alissonit që ai të bëhet edhe më i mirë”.

“Natyrisht, dëshiroj që të fitoj tituj. Kam ardhur këtu për të luftuar me këtë skuadër në të gjitha garat. Na presin shumë gara përpara – ne do të luftojmë në të gjitha frontet”.

Marketing