Liverpool vazhdon serinë pozitive, Arsenal fiton me një përmbysje të çmendur

Arsenali ka fituar një ndeshje të çmendur falë një paraqitjeje spektakolare në pjesën e dytë teksa ndeshja ka përfunduar 3-2.

Marketing

Aston Villa shtangu Emirates me golin e McGinn në minutën e 20’. Arsenali nuk reagon dhe duket shumë nervoz, kjo shfaqet te kartonët e shumtë të verdhë. Maitland-Niles ka dalë me karton të kuq pak para fundit të pjesës së parë. Pas pushimit Arsenali futet me një frymë të re dhe Pepe barazon me penallti.

Megjithatë, vetëm 90 sekonda më pas Wesley ka rikthyer avantazhin për miqtë. Topçinjtë nuk dorëzohen dhe Chambers ka barazuar në minutën e 81’ përpara se Aubameyang të shënonte golin e avantazhit tre minuta më vonë. Një ndeshje e çmendur në Emirates. Arsenali ka dalë me tri pikë të merituara.

Marketing