Liverpooli bindshëm mposht Wolves, i bashkohet Tottenhamit në kreun e tabelës

Liverpooli me rezultat të thellë 4 – 0 ka fituar në shtëpi ndaj Wolves.

Marketing

Pavarësisht mungesave të mëdha në mbrojtje, “Reds” ia dolën të mbajnë portën e paprekur.

Mohamed Salah zhbllokoi rezultatin pas 24 minutave lojë, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Shifrat i dyfishoi Gini Wijnaldum me një gol të bukur (58′), derisa Joel Matip trefishojë rezultatin me kokë pas harkimit të Salah (67′).

Kurse, fitoren e vendasve e vulosi Nelson Semedo që realizojë autogol (78′).

Pas kësaj fitore, Liverpooli barazon Tottenhamin në kreun e tabelës me 24 pikë, derisa Wolves qëndron në pozitën e 10-të me 17 sosh.