Liverpooli dhe Arsenali për një vend në çerekfinale pa Shaqirin dhe Xhakën

Liverpooli dhe Arsenali i kanë publikuar formacionet zyrtare në kuadër të përballjes në 1/8 e finales së Carabao Cup (EFL Cup).

Marketing

Ndeshja që zhvillohet në ‘Anfield Road’ do të fillojë në ora 20:30, e që do të jetë një përballje për t’u mos humbur.
Në këtë takim, The Reds do të jenë pa Nathaniel Clyne, Joel Matip dhe Xherdan Shaqiri, shkaku i lëndimeve.
Në anën tjetër, The Gunners nuk do të mund të llogarisin në, Granit Xhakën që është pushuar nga Unai Emery dhe Reiss Nelson që është i lënduar.

Formacioni startues i Liverpoolit: Kelleher, Williams, Gomez, Van den Berg, Milner, Keita, Lallana, Oxlade-Chamberlain, Elliott, Origi, Brewster.
Formacioni startues i Arsenalit: Martinez, Bellerin, Holding, Mustafi, Kolasinac, Torreira, Willock, Maitland-Niles, Ozil, Saka, Martinelli.