Liverpooli e fiton derbin ndaj Evertonit në momentin e fundit

Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme sot në derbin “Merseyside” ndaj Evertonit në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.

Marketing

Divock Origi i dha fitore skuadrës së Jurgen Kloppit duke shënuar golin në minutën e 96’ pas një gafe të portierit Jordan Pickford, raporton Gazeta Express.
Skuadra e Jurgen Klopp e dominoi ndeshjen me raste më të shumta për shënim, dhe arriti në fund të takimit të shënoj golin e vetëm të ndeshjes.

Xherdan Shaqiri e nisi ndeshjen nga fillimi dhe pastaj u zëvendësua në minutën e 71’ me Naby Keitan.
Liverpooli tani ka 36 pikë dhe është dy pikë diferencë me Manchester Cityn në krye dhe ka pesë pikë më shumë se Chelsea në pozitën e tretë, kurse Evertoni në pozitën e gjashtë me 22 pikë.

“Të kuqtë” në ndeshjen e ardhshme luajnë si mysafirë ndaj Burnley, kurse Evertoni e pret në shtëpi Newcastle United.

Marketing