Thigao Alcantara thuhet se po kërkon një aventurë të re, pasi bisedimet për kontratën e re me Bayern Munichun kanë ndaluar.

Mesfushori spanjoll e dëshiron largimin nga Bundesliga, e që Liverpooli është duke e menduar seriozisht transferimin e tij.

Image
Alcantara ka qenë shumë i nevojshëm për Bavarezët në vitet e fundit, duke shfaqur klasin e tij në ndeshje që ka luajtur.

Lojtari ka ndihmuar skuadrën sa në pjesën ofanzive, aq në atë defanzive, e që ka arritur të jetë njëri ndër lojtarët kryesor.

Alcantara shihet si zëvendësues i Naby Keitas dhe Alex Oxlade-Chamberlain, që nuk kanë arritur të përshtaten në Anfield.

Jurgen Klopp ka kërkuar nga bordi i Liverpoolit që të transferojnë ish-anëtarin e Barcelonës në këtë verë, për të përforcuar edhe më shumë skuadrën e tij.

Thuhet se lojtari është i nxitur nga sukseset e fundmit të Liverpoolit e që dëshiron të kalojë në Ligën Premier