Liverpooli e nis mbrojtjen e titullit kundër Napolit

Liverpooli e nis sonte mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve me duelin ndaj Napolit në San Paolo.

Marketing

Ishin pikërisht italianët ata që ia shkaktuan krizën e parë me pikë në fillimin e garës të sezonit të kaluar Liverpoolit, por fitorja e vështirë 1:0 në dhjetor ndaj klubit të Serie A, ua siguroi të kuqve kalimin e fazës grupore, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse takimi i sotëm nuk pritet të sjellë dramë dhe tension të njëjtë, Jurgen Klopp është i etur ta nisë me fitore mbrojtjen e titullit.

Xherdan Shaqiri do të jetë në bankën e rezervistëve siç ka ndodhur vazhdimisht këtë sezon.
Ndeshja nis në orën 21:00.

Marketing