Loris Karius pritet që të vazhdojë si potieri startues i Liverpoolit, pas dështimit të klubit për të arritur marrëveshje me Alisson Beckerin dhe Jan Oblakin, raportojnë mediat angleze.

Portieri gjerman bëri 29 paraqitje me Liverpoolin stinorin e kaluar, duke mos harruar paraqitjen e tij në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, ku dy gabimet e tij ishin pjesërisht shkaktarë të disfatës në finale.