Liverpooli i Shaqirit e fillon mbarë stinorin në Premierligë

Skuadra e Liverpooli e ka filluar me fitore ndeshjen e parë në Premierligë, pasi ka mposhtur West Hamin me rezultatin 4-0, të dielën në “Anfield”.

Marketing

Ndeshja kryesisht është dominuar nga djelmoshat e Kloppit, të cilët ia siguruan një fitore të pastër. Ndërsa West Hami ishte e dobët dhe nuk krijuan raste të rrezikshme për portën e Alisson Beckerit, shkruan Express.

Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Mohamed Salah në minutën e e19’ pas një asistimi të Robertsonit.
Liverpooli nuk u ndal në pjesën e parë, ishte Sadio Mane i cili e dërgoi rezultatin në 2-0 në minutën e fundit para pushimit.

Ashtu si pjesa e parë edhe e dyta ishte e kontrolluar nga Liverpooli, me raste të shumta. Goli erdhi në minutën e 53’ përsëri nga Mane pas asistimit që mori prej Firminos.
Ndërsa Xherdan Shaqiri nuk kishte minuta të shumtë për të bërë diçka më shumë, pasi hyri në lojë në minutën e 81’ në vend të Manes.

Për ta thelluar fitoren më shumë, u kujdes Daniel Sturridge, i cili sapo u fut në lojë, shënoi golin në minutën e 88’.
Liverpooli në javën tjetër i shkon si mysafir Crystal Palace, ndërsa West Hami e pret në shtëpi Bournemouthin.

Marketing