Liverpooli me fitore minimale, vazhdon marshin drejt titullit

Liverpool ka marrë një fitore tejet të vështirë ndaj Wolverhampton Wolves në Anfield. Të Kuqtë kanë fituar me rezultat minimal, falë golit të Sadio Mane (42’).
Tre minuta më vonë, mysafirët shënuan golin e barazimit që u anulua nga VAR për shkak të pozicionit jashtë loje i cili ishte milimetrik.

Marketing

Në vazhdim, goditje më të rrezikshme kishte Wolves por që nuk solli ndonjë ndryshim.

Pas kësaj fitore, skuadra e Klopp blindon pozitën e parë me 55 pikë – 13 më shumë se Leicester në pozitën e dytë. Wolves në vendin e tetë tubon 30 pikë.

Marketing