Liverpooli nuk e shet Firminon

“Reds” shpresojnë që ta mbajnë sulmuesin brazilian sa më gjatë të jetë e mundur në ekip, përkundër interesimit të Bayern Munichut për të.

Marketing

Liverpooli do ta bëjë të pamundurën për ta mbajtur Roberto Firminon në klub.

Sulmuesi brazilian së fundmi është bërë objektiv i Bayern Munichut.

Ndërkohë, spekulohet se Kylian Mbappe mund të përfundojë në “Anfield Road” për ta zëvendësuar yllin brazilian.

Mirëpo, drejtuesit e klubit anglez nuk po e mendojnë këtë opsion pasi duan ta vazhdojnë bashkëpunimin me 28 vjeçarin.
Braziliani është në super-formë dhe është njëri prej më meritorëve në sukseset e Liverpoolit në sezonet e fundit.
Vjet, “Reds” e fituan Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve.

Ndërsa sivjet, Të Kuqtë janë shumë afër ta fitojnë titullin e shumëpritur të kampionit në Premierligë.

Marketing