Liverpooli rrëmben kreun në Premier-ligë

Liverpool ka rrëmbyer pikët e plota në “Anfield”, duke e mposhtur 2-0 Chelsean. “Redsat” tani kanë 85 pikë, City me një ndeshje më pak 83.

Marketing

Liverpooli ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë. Të besuarit e Jurgen Klopp vazhduar ëndrrën drejt titullit duke e mposhtur 2-0 skuadrën e Maurizio Sarrit, Chelsean.

Skuadrat e nisën furishëm takimin, por 45 minutat e pjesës së parë u mbyllën ashtu siç filloi takimi, 0-0.

Me të nisur pjesa e dytë, Liverpooli befasoi mysafirët duke shënuar dy gola të shpejtë.

Sadio Mane zhbllokoi rezultatin dhe shënoi për 1-0 në minutën e 51’, kurse dy minuta më vonë, në atë të 53’, Mohamed Salah shënoi një gol të çmendur, ndoshta më të mirin deri më tani në Premierligë, për rezultatin 2-0.