Liverpooli s’ka kundërshtarë në Premierligë, mposht edhe Bournemouthin

Liverpool duket se do të jetë i pandalshëm këtë edicion të Premierligës, dhe me këtë formë padyshim që titulli do të jetë i tyre pas 30 viteve.‘Të Kuqtë’ kanë mposhtur me lehtësi Bournemouthin me rezultat 0:3.

Marketing

Oxlade-Chamberlain (35’), Naby Keita (44’) dhe Mohamed Salah (54’) shënuan në fitoren e 15-të të Liverpoolit këtë sezon nga 16 ndeshje të zhvilluara.

‘Reds’ vazhdojnë kryesimin me 46 pikë, nëntë më shumë se Leicester që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Bounemouth në vendin e 15-të tubon 16 pikë.

Marketing