Liverpooli triumfon ndaj West Hamit

Liverpooli pavarësisht mungesave ka mposhtur në udhëtim West Hamin.

Marketing

Skuadra e Jurgen Kloppit fitoi me rezultat 1 – 3, ndeshje në të cilën ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ishte nga minuta e parë.

Në pjesën e parë, pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër nuk ia doli t’i konkretizojë me “Reds” që ishin më kërkues.

Ishte Mohamed Salah që pas asistimit të Jones që zhbllokoi rezultatin (57′).

Egjiptiani shënoi sërish përmes një kundëraksioni me Xherdan Shaqirin që ishte asistues (68′).

Fitoren e vulosi Gini Wijnaldum (84′), kurse golin e nderit për vendasit e shënoi Dawson pas dy minutave (86′).

Me këtë fitore, Liverpooli ngritët në pozitën e tretë me 21 pikë, derisa West Ham në pozitën e pestë me 35 pikë.