Llapi dërgon Kupën e Kosovës te varri i Fadil Vokrrit

15:09 | 15 Maj 2021

Marketing

KF Llapi ka fituar pas ekzekutimit të penalltive me shumë vështirësi Kupën e Kosovës ndaj KF Dukagjinit.

Skuadra llapjane po bënë ‘gjiro’ me Kupën e fituar, e madje ata e morën trofeun edhe në xhami për të falur “Fitër Bajramin”, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, Llapi përmes llogarisë zyrtare në facebook kanë njoftuar për një vizitë që e kanë bërë në varrin e legjendës së Kosovës, Fadil Vokrri.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Trofeu dërgohet pranë varrit ku prehet shpirti i legjendës Fadil Vokrri Kryesia e klubit sot ishte në vizitë tek varri i legjendës Fadil Vokrri dhe bëri homazhe pranë varrit të tij, njëherit në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë për futbollin kosovar dhe pranimin e futbollit në instancat e larta të UEFA- dhe FIFA-s.
Faleminderit Fadil Vokrri, presidenti legjendar”, shkruhet në njoftim.

KF Llapi ka realizuar ëndrrën e kahmotshme të Tahir Batatinës, një kualifikim në garat evropiane./Lajmi.net/

Marketing