“Llaskarca”, Naumovski: Autobusi ka pasur manipulues të shpejtësisë

Ne seancën gjyqësore të rastit “Llaskarca” për momentin dëshminë e tij është duke e dhëne konduktori i “Durmo Turs”, Filip Naumovski i cili ditën e fatkeqe sise është vozitur ne mëngjes me autobusin në të cilin ka ndodhë fatkeqësia. Ne dëshminë e tij ai tha se autobusi ka pasur te vendosur manipulues për shpejtësi.

Marketing

Naumovski tha se kur ka arritur ne vendin e ngjarjes të parin e ka parë shoferin e autobusit të cilin e ka pyetur se çfarë ndodhi ndërsa ai i është përgjigjur: “Nuk e di”.

Gjykatësja Diana Gruevska Ilievska refuzoi Prokurorit të Lendës që të parashtroi pyetjet: “Kur është organizator për momentin në Durmo Turs, meqë pronari është në paraburgim, ndërsa përgjegjësi i tyre në burgim shtepiak. Po ashtu u refuzua edhe pyetja “A kane të vendosur për momentin autobusët manipulues te shpejtësisë”.

Konduktori Filip Naumovski gjate dëshmisë se tij po ashtu tha se ai si dhe disa nga shoferet tjerë të Durmo Turs, janë dënuar disa here për shpejtësi të lartë në relacionin Gostivar – Shkup dhe anasjelltas.