Llatas shpallet i pafajshëm nga Gjyqi

Mëngjesin e sotëm në Gjykatën Penale u shpallë vendimi për rastin “Lëndina” ku të akuzuar janë Dragan Pavlloviq Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan.

Marketing

Sipas gjykatëses MArija Kletniçka, vëllezërit e akuzuar lirohen nga akuza për ndërtim pa leje, gjegjësisht nuk janë fajtorë sepse nuk kanë kryer asnjë vepër penale sipas ligjit.

Vëllezërit ndiqeshin nga PSP për ndërtim të tre uikend shtëpive në Zelenikovë, të cilat sipas PSP-së, kanë filluar të ndërtohen në vitin 2011 ndërsa lejet për ndërtim i kanë marë në vitin 2013.

Gjykatësja sqaroi se është me rëndësi të veçantë që asnjë nga institucionet nuk kanë reaguar, gjegjësisht nuk kanë vërtetuar se po ndërtohen ndërtime të egra. Më pas objektet janë regjistruar dhe askush nuk ka kontestuar regjistrimin në Kadastër.

“Për këto objekte ekziston leje për ndërtim nga 24 janari 2013, dhe askush nuk e ka kontestuar”, tha gjykatësja Kletniçka.

Llatas dhe vëllezërit e tij sipas veprës penale u kanosej dënim me burg nga tre deri në tetë vite burg.

PSP ka ët drejtë që për këtë vendim të ankohet para Gjykatës së Apelit./Zhurnal.mk

Marketing