Llazarevski: Shkova të denoncoj përgjimet në polici, por dola nga aty si “kodosh”

Dëshmitari kryesor për përgjimin masiv të paligjshë Gjorgji Llazarevski, kujton momentin kur ka shkuar në polici për të denoncuar keqpërdorimet që janë bërë në MPB me sistemin e përgjimit, dhe në vend se ai të shfrytëzohet si dëshmitar, atij ia kishin vendosur prangat, nën akuzat për spiunim dhe dhunë ndaj krerëve të lartë të shtetit në rastin “Puç”. Gjatë dhënies së deklaratës në gjykatë, Ai shpjegoi se kishte shkuar ta denoncojë rastin në polici, para drejtorit të Byrosë Publike, por aty kishte ardhur të reagojë ish drejtori i drejtorisë së pestë në DSK Goran Grujovski. Pastaj në prokurori, në vend që të nisen hetime për keqpërdorimin e mjeteve të përgjimit, atij i kishin vendosur pranga për tentativë për “Puç”, së bashku me Zvonko Kostovskin dhe Zoran Verushevskin. Llazarevski kujtoi se prokurori Zllatko Bikovski, ishte ai që ia kishte bërë sabotimin, madje duke i treguar se shoku i tij Zvonko Kostvoski kishte bërë marrëveshje me prokurorinë dhe kishte pranuar veprën “spiunim”.

Marketing

“I tregova prokurorit se në DSK po bëhet përgjim i paligjshëm. I thashë se kopjet e bisedave i kisha shkatërruar para se të shkoj në MPB dhe të bëj denoncimin. Desha të sjellë avokatin tim, por prokurori insistonte që të emërojë një nga shteti. Në procesverbalin e prokurorit askund nuk hynë denoncimet e mija për përgjimin e paligjshëm”, deklaroi Llazarevski, raporton Shenja, transmeton Zhurnal.

Teksa Llazarevski vijoi të shpjegojë manipulimet që ia kanë bërë gjatë hetimit dhe gjykimit për rastin “Puç”, gjykatësi Vlladimir Tufegxhiç vazhdimisht e ndërpriste dhe i thoshte se nuk guxon të flasë për atë procedurë për të cilën ende ka hetim. Por Llazarevski nuk lëshoi mundësinë që të cilësojë edhe procesin për rastin “Puç” si të ndikuar politikisht.

Marketing