Lloji i veçant i mollës, një kokërr kushton 6 euro e 60 cent

Mollat e zeza nuk  është se janë një mashtrim i photoshp-it, por më tepër është një frut i vërtetë  dhe shumë i shijshëm. Ky lloj i mollës rritet vetëm në një vend të botës në atë të Tibetit. Vetëm një kokërr e tij kushton 6 euro e 60 cent.

Në shikim të parë ato duket sikur nuk janë reale dhe duket të jenë vetëm një mashtrim i një fotografie, por ato janë reale dhe quhen “Black Diamond”. Ato janë rritur kryesisht në malet e Tibetit, që marrin një ngjyrë vjollce të errët.

Meqenëse ka luhatje të temperaturave  brenda ditës  dhe natës frutat marrin shumë dritë dhe diell, duke shkaktuar kështu ndryshimin e ngjyrës duke e bërë këtë frut të errët.

Norma e rritjes së tyre është shumë më e ulët se mesatarja, shumicën e rasteve  ato arrijnë pjekurinë 2-3 vjet, ndërsa këto pemë kërkojnë jo me pak se 8 vjet për tu  kujdesur  që të sjellin frutin më të mirë.

Për më tepër, vetëm 30% e të ardhurave të pemëve përmbushin standartet e pajtueshmërisë për t’u shitur si mollë.

 

evn