Llukarevska: Janë rreth 500 kompani që kanë abuzuar me ndihmat e shtetit

Drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, e ftuar në emisionin “Maazina Ekonomike” në Alsat, duke folur për kompani të caktuara, që kanë marrë ndihmë shtetërore për t’i paguar punonjësit, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Sipas saj janë rreth 500 kompani që kanë abuzuar me këto ndihma.

Marketing

Ekskluzivisht sonte mund të them se me gjendjen prej para dy ditëve kemi rreth 500 kompani që kanë bërë keqpërdorim. Deri në fund të janarit kemi hapësirë shtesë të shohim a do të bëhet pagesa që më pas ta njoftojmë opinionin. Ato kompani që kanë bërë keqpërdorim për muajt prill, maj dhe qershor, ato s’mund të paraqiten përsëri për këtë ndihmë shtetërore sepse sistemi automatikisht i refuzon sepse kanë paga të papaguara.