Loja në prani të të rriturit dhe me të rriturin fuqizon ndërthurjen mendje-trup

Loja në prezencë të të rriturit dhe me të rriturin, i jep udhë zhvillimit psikoemocional duke e ndërthurur me zhvillimin dhe zhdërvjelltësimin trupor. Është pikërisht loja së bashku dhe në prezencë të të rriturit që fuqizon ndërthurjen mëndje-trup.

I vogli i njeriut po nuk luajti në prezencë të të rriturit, që ai ta nxisë e ti ruajë cilësinë e lojës, i vogli e ka shumë të vështirë të zhdërvjelltësojë atë përqendrim që i jep mundësi mendimit të arrijë atë stad pjekurie që zbut veprimin e furishëm të padurimit. Fëmijët po luajtën vetëm nuk e arrijnë këtë stad.

Në bazë të këtij principi është krijuar figura e mësuesit në shkollë apo e trajnerit në sport.

Marketing

I rrituri është mbështetja dhe dëshmitari i fëmijës që ai është i zoti dhe që mund t’ia dalë.

Është i rrituri që e nxit fëmijën të shijojë atë që ka arritur e të vazhdojë më tej duke ruajtur masën për të mos prishur lojën dhe duke ushqyer sigurinë që po ja del të realizojë atë që dëshiron.

Marketing