Lojrat online, psikologët: Prindërit t’i kontrollojnë fëmijët

Balena Blu dhe Momo konsiderohen si lojëra shumë të rrezikshme të cilat ekzistojnë në rrjetet sociale, si rezultat I të cilave javën që lam pas shkaktuan lëndime tek katër filloristë në qytetin e Manastirit.

Marketing

Nga Drejtoria e shkollës ku mësojnë filloristët, konfirmuan rastin, duke thënë se këto lojra të rrezikshme për jetën dhe shëndetin psiko-fizik të fëmijëve, i kanë luajtur pas mësimit në shkollë, atëherë kur fëmijët kthehen në shtëpitë e tyre. Shqetësues është fakti se kjo lojë po vazhdon të qarkullojë në rrjetet sociale, pavarësisht asaj se të njëjtat nxisin agresivitet dhe devijime të tjera tek fëmijët.

“Me epizoda është e para e dyta dhe në fund është detyre të kërcehet nga kati i tretë dhe në fund fitohet dhuratë. Viti i parë i dytë klasa e nëntë kam dëgjuar shumë. A shkojnë deri në fund po”….

“Kemi dëgju se është shumë e rrezikshme, se ke detyrë të kërcesh prej një ndërtese të lartë pas gjëra tjera”….

“Kam dëgjuar gjëra të rrezikshme se ata munden veten ta lëndojnë dhe qëllimi i lojës është lëndimi i vetes”…

“Nuk është diskutuar shumë po para 6 muajve ka qenë më e përhapur dhe të gjithë e diskutonim”…

“Një fazë e përfundon, pastaj shkon drejt fazës më të rrezikshme deri kur fëmijët bëjnë vetverasje”, thanë nxënësit për TVM2.

Psikologët apelojnë për kujdes më të madh të prindërve tek fëmijët, sidomos gjatë kohës kur ata janë të liruar nga obligimet e shkollës. Psikologja Edlira Destani për TVM2 thotë se këto lloj lojrash imponojnë mënyrën dhe kohën kur fëmija duhet t’ju përgjigjet sfidave të cilat i kërkon loja, andaj prindërit sipas saj duhet të kenë kujdes edhe për qëndrimin e fëmijës para kompjuterit deri në orët e vona të natës.

“Prindi duhet të jetë vigjilent kur fëmijën e shohin që refuzon të hajë të shqetësuar kur nuk komunikon me tjerët dhe zgjohet natën rreth orës 4 e 20 që janë të pazakonta dhe vetë lëndimet. Janë prindërit të cilët do duhet ti vënë re këto shqetësime dhe ti drejtohen psikologut të shkollës apoi nstituconeve tjera deri sa fëmijët të ndërgjegjësohen për dëmin e madh që mund të jetë jo vetëm fizik por ndonjëherë edhe ekstrem”, tha Edlira Destani, psikologe.

Prindërit, të ndarë në opinionet e tyre. Ka dhe prindër të cilët madje fare nuk janë në dijeni për lojëra te këtilla.

“Jo nuk kam dëgju nuk e di”…

“Disa prind interesohen por është një numër i vogël. 70 për qind është mendimi im as prindërit nuk interesohen as edhe arsimtarët”….

“Kohët e fundit kishte reagime se ekzistojnë këto lojëra por nuk besoj që janë të gjithë prindërit të informuar. Duhet më shumë prindi të jetë i informuar dhe të dijë se çka ndodh me rrjetet sociale jo vetëm ti jepet tableti fëmijës dhe të bëjë fëmija qejf tërë ditën”, thanë prindërit për TVM2.

Pas ngjarjes në Manastir, kompetentët nga sfera e arsimit njoftojnë se nuk ka nevojë për panik, dhe se kjo çështje po shqyrtohet në mënyrë shumë serioze.

Kjo sfidë ka futur në ‘rrjetin e saj’ tashmë edhe fëmijë nga SHBA, Argjentina, Franca, Meksika e Gjermani. Momo Challange” loja e cila besohet se e ka origjinën nga Amerika e Jugut është bërë virale në Whats App dhe në Facebook . Imazhi i përdorur në këtë lojë është një grua me tipare groteske dhe sytë e fryrë, e cila përkon me një skulpturë të krijuar në një galeri arti në Tokio, të Japonisë.

Marketing