Lojtarët e refuzuan, trajneri i Rusisë kthen shishen e Coca-Cola-s

Vëmendje në Euro 2020 kanë marrë veprimet e disa prej yjeve të futbollit gjatë konferencave për shtyp, të cilët kanë larguar shishe pijesh nga tavolinat. Por ndryshe nga ata në një konferencë shtypi trajneri i Rusisë Stanislav Cherchesov konsumoi një shishe coca-cola.

Marketing

Akti i Ronaldos për të hequr shishet coca-cola dhe për të promovuar virtytet e ujit në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së Portugalisë kundër Hungarisë këtë javë i shkaktoi kompanisë miliarda dollarë humbje.

Ikona e futbollit portugez ka qartë shqetësime për t’u fotografuar me një pije e cila është akuzuar prej kohësh për shkaktimin e mbipeshës dhe kalbjen e dhëmbëve të njerëzve.

57-vjeçar, Stanislav Cherchesov, u shfaq i lumtur teksa shijonte një shishe coca-cola.

Mbrojtësi i Rusisë, Georgy Dzhikiya, në konferencë së bashku me trajnerin e tij, fillimisht bëri gjeste me shishet dhe pyeti Cherchesov: “A e patë se çfarë bëri Cristiano kur u çlirua prej tyre?”

Cherchesov thjesht ngriti supet përpara se të merrte një shishe coca-cola zero e cila ishte vendosur para tij dhe ta konsumonte.

Pas Christiano Ronaldos ishte Paul Pogba, ai që largoi shishet e birrës Heineken, një tjetër sponsor gjeneral të Euro 2020.

Marketing