Para se të fillonte ndeshja mes Skocisë dhe Izraelit për Ligën e Kombeve, futbollistët izraelitë ishin siguruar që fëmijët e vegjël që po i shoqëronin ata të mos e ndienin të ftohtin, duke ia huazuar atyre xhaketat e klubit.

Gjatë kohës kur po ekzekutoheshin himnet e dy Kombëtareve, futbollistët e Izraelit i zhveshën xhaketat e tyre të ngrohta dhe i mbështjellën ato rreth fëmijëve të vegjël që i shoqëronin ata, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja po zhvillohej ne Glasgou dhe aty në stadium po bënte shumë ftohtë. Përderisa futbollistët kishin edhe xhaketa mbi fanellat e tyre, fëmijët e vegjël ishin të veshur vetëm me fanella. Për këtë arsye, futbollistët vendosin t’ua japin xhaketat të vegjëlve.