Lojtari i kombëtares së Kosovës pozitiv për koronavirus, karantinohet në Turqi

Sulmuesi i Lazio, akoma pa pasur mundësi të regjistrojë debutimin e tij në Itali, duhet të përballet me virusin Covid-19.

Marketing

Agjencia italiane e lajmeve, ‘ANSA’, raporton se Muriqi është karantinuar në Turqi.

Lojtari thuhet se nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është asimptomatik.

Muriqi do të jetë i karantinuar deri në testin e radhës, i cili duhet të dalë negativ në mënyrë që ai të jetë i lirë nga karantinimi.

Marketing