Pas Neymar, Thiago Silva dhe Edinson Cavani, të cilët braktisën Parisit nga alarmi i Coronavirusit dhe u rikthyen në vendet e tyre, të njëjtën gjë e bën edhe Keylor Navas.
ESPN raporton se portieri 33-vjeçar, është rikthyer në vendin e tij të lindjes, pra në Kosta Rikë më 27 Mars nëpërmjet një avioni privat. Navas harxhoi të paktën 200 mijë dollarë për të realizuar largimin e tij.
Në përputhje me rregulloret e qeverisë franceze, Navas dhe familja e tij do të duhet të qëndrojnë të paktën 14 ditë në Kosta Rikë.