Lokalizohet zjarri në deponinë Rusino

Zjarri që u shfaq sot në mëngjes në deponinë rajonale Rusino, afër Gostivarit, është vënë nën kontroll, informojnë nga ndërmarrja publike komunale.

Marketing

Zjarri është shfaqur rreth orës 3 të mëngjesit në anën perëndimore të deponisë në sipërfaqe prej rreth gjysmë hektari. Zjarri ka përfshirë një pjesë të mbeturinës komunale që është deponuar në këtë lokacion. Punonjësit kujdestarë nga higjiena komunale e kanë paraqitur dhe e kanë njoftuar ekipin e zjarrfikësve. Nga mëngjesit nëpër qytet është ndjerë aromë e pakëndshme, ndërsa qytetarët kanë reaguar nëpër rrjetet sociale.

Zjarr i madh i cili e përfshiu deponinë është regjistruar në gusht të këtij viti. Zjarri u shua pas tre ditëve, ndërsa banorët e Gostivarit janë ankuar për aromën e pakëndshme dhe tymin dhe kërkuan reagim më energjik të autoriteteve lokale Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari atëherë kërkoi ndihmë nga institucionet shtetërore, sepse siç tha atëherë, deponia Rusino është në kompetencë të Qeverisë.