Lokalizohet zjarri në Sallarevë të Tetovës

Zjarri në fshatin tetovar Sallarevë është lokalizuar, ndërsa nën kontroll janë vënë zjarret në hyrje të fshatrave Botushje e Epërme dhe Creshovë në komunën Makedonski Brod. Nga komuna e Butelit është kërkuar angazhim i aeroplanëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) për shuarjen e zjarrit në Stanet e Lubotenit, informon DMSH.

Marketing

Prej atje potencojnë se të punësuarit në Ekonomizimin e pyjeve nga rajoni i Kumanovës nga orët e hershme të mëngjesit intervenojnë në zjarre aktive të pyllit të ulët nga zjarri i djeshëm në hyrje të fshatit Zhivinje dhe Sushica. Në intervenim marrin pjesë edhe ekipet e NJTZ-së Kumanovë.

Në rajonin e Strumicës aktive janë zjarret në hyrje të fshatrave Svidovica dhe Kuklish me të cilat është djegur pylli i përzier, në sipërfaqe prej pesë hektarë. Intervenojnë të punësuarit nga Ekonomizimi i pyllit Bellasica-Strumicë dhe NJTZ Strumicë.

Në komunën Makedonski Brod aktiv është zjarri në hyrje të fshatit Ramne ku digjet pylli i ulët dhe dëllinja. Prej në mëngjes intervenojnë të punësuar në ekonomizimin e pyllit Sandanski-Makedonski Brod.

Në territorin e komunës së Çashkës ka dy zjarre aktive dhe atë në hyrje të fshatit Creshnevë ku intervenojnë ekonomizimi pyjor Babuna-Veles dhe Ndërmarrja komunale publike Topollka-Çashka dhe në hyrje të fshatit Mokreni ku intervenojnë nga ekonomizimi pyjor Babuna.

Ende është aktiv edhe zjarri në afërsi të manastirit në fshatin e Koçanit, Presekë ku është djegur pylli. Intervenojnë nga ekonomizimi pyjor Osogovë-Koçan, nga policia pyjore dhe NJTZ Koçan.

Pylli me lisa ende digjet në fshatin e Berovës, Vlladimirovo. Intervenojnë nga ekonomizimi pyjor Maleshevë, popullata lokale dhe policia pyjore.

Marketing