Kopshti “Fidani” ka organizuar sot ngjarjen 65 vjet shtëpi e lumtur, organizim i mbajtur në Shtëpinë e armatës. Në këtë ngjarje fjalim ka pasur drejtoresha e kopshtit, Rabije Loku, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

“Të jesh me fëmijë dhe të jesh pjesë e fëmijërisë së tyre është privilegj. Ne të punësuarit në ‘Fidani’ jemi të privilegjuar dhe të nderuar në mundësinë të jemi të rrethuar me fëmijët dhe të rritemi me ta, në çdo gjeneratë të re dhe në kontinuitet të mësojmë dhe zbulojmë njohuri të reja…”, ka thënë mes tjerash në fjalimin e saj drejtoresha Loku.

Sipas saj është privilegj i vërtet të punosh me fëmijë sepse ata janë e ardhmja e çdo populli.