Lokvenec: Ata që hynë dhe tentuan vrasje në Kuvend duhet të tregojnë porositësit

Deputeti i LSDM-së, Hari Lokvenec theksoi se partia e tyre nuk do të bëjë pazare për ndonjë ligj për amnisti të paralajmëruar nga lideri i VMRO-DPMNE-së për dhunën e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar.

Marketing

“Në vend të amnistisë, Mickoski duhet të inkurajoj njerëzit që ushtruan dhunë dhe tentuan vrasje më 27 prill të tregojnë prositësit dhe autorin e hyrjes së tyre në Kuvend”, theksoi deputeti Lokvenec në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5.

Sipas tij, e kaluara në Maqedoni nuk do të përsëritet nëse këtë e dëshiron dikush me gjykatës të teftereve, presione apo dënime e akuza me porosi.

Deputeti socialdemokrat theksoi se me kërkesën për amnisti, Mickoski pranon se pjesëmarrësit në natën e 27 prillit janë fajtor, edhe pse ndoshta disa nuk janë.

“Unë isha në Kuvend dhe nuk dua që kurrë dhe askujt të mos i ndodhë ajo që përjetuam më 27 prill, një brutalitet dhe tentim për vrasjen e disa personave që përfaqësojnë qytetarët në vend. Mickoski ndoshta është në presion që atyre njerëzve, të cilëve u është premtuar gjithçka për të kryer ato akte”, theksoi deputeti Lokvenec.