Lombardia gati të hapë fabrikat dhe punët e tjera në 4 maj

Autoritetet lokale në Lombardi do ti kërkojnë qeverisë që të hapin aktivitetet ekonomike duke nisur nga 4 maji.
Natyrisht kjo kërkesë është shoqëruar edhe me masat që duhen ndërmarre bashkë me hapjen e këtyre aktivitetete që përfshijnë disa pika të rëndësishme si: Distanca sociale, mbi 1 metër mes personave, vendosje e detyruar e maskës, punë nga shtëpia për kompani që mund ta lejojnë një gjë të tillë dhe teste të shpejta për punëtoret ( analiza që futen në fuqi më 21 prill). Kërkesa e Lombardisë është që të happen zyra dhe fabrika ( sidomos kompani prodhuese) nga 4 maji për të mos goditur edhe më shumë ekonomine dhe punonjësit.

Marketing

Ndërkohë edhe rajoni i Piemontes është duke u bërë gati për planin B. Drejtuesit e rajonit do të kërkojne përdorim të detyruar të maskave qofshin ato profesionale apo artizanale. Vetëm këtë të mërkurë janë blerë nga autoritetetet plot 5 milionë maska.

Marketing