Londër, rihapen të gjitha bizneset më 15 qershor

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të detajojë sot lehtësimin e masave kufizuese në Britaninë e Madhe, që parashikon hapjen e të gjitha bizneseve që prej të hënës së ardhshme në Angli.

Marketing

Edhe pse Britania e Madhe mbetet vendi i dytë në botë më i goditur nga COVID-19 me rreth 41 000 të vdekur nga personat e testuar pozitivë, qeveria i vlerëson të mjaftueshme progreset në luftën kundër pandemisë për të vazhduar lehtësimin e masave kufizuese, të vendosura më 23 mars.

Dje, ministri i Biznesit, Alok Sharma, njoftoi rihapjen e bizneseve konforma direktivave të sigurisë ndaj COVID-19.
Baret, restorantet dhe sallonet e bukurisë do të presin datën 4 korrik për tu hapur.

“Aktivitete të tjera që do të mund të rihapen që prej të hënës do të jenë kopshtet zoologjike, parqet dhe kinematë”, theksoi Downing Street.