Lopetegi në konferencë të jashtëzakonshme, mund të shkarkohet pasi u bë trajner i Realit në kohë jo të duhur

E ardhmja e Julen Lopetegui si trajner i Spanjës është shumë e pasigurt, vetëm një ditë para fillimit të Kupës së Botës në Rusi.

Marketing

Shumë gjëra kanë ndodhur që prej njoftimit të djeshëm teje befasues dhe për shumë në Spanjë tronditës se Lopetegui do ta marrë drejtimin e Real Madridit menjëherë pas përfundimit të Botërorit në Rusi, prandaj trajneri spanjoll do të dalë sot në 10:30 në një konferencë për media për t’i sqaruar gjërat, transmeton Gazeta Express.

Mediat spanjolle raportojnë se ai mund të shkarkohet vetëm dy ditë para ndeshjes së parë të Spanjës në Botëror, kundër Portugalisë të premten.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, është i zemëruar pse Lopetegui ka negociuar dhe e ka zyrtarizuar kalimin në Real Madridi në një kohë të papërshtatshme.