Loredana udhëton në Spanjë për “MTV Europe Music Awards”

Loredana ka udhëtuar në Spanjë.

Loredana Zefi përmes postimeve në rrjete sociale, ka bërë të ditur se destinacioni i saj i radhës është Spanja.

Marketing

Arsyeja e këtij udhëtimi është ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV EMA 2019”, që mbahet nesër (3 nëntor).

Reperja është e nominuar në një nga kategoritë lokale të këtij eventi dhe është fjala për “Best Swiss Act”.

Përveç Loredanës, edhe dy artiste shqiptare janë nominuar në këtë event, është fjala për Bebe Rexhën dhe Ava Max që u nominuan në kategoritë kryesore.