Lori Hoxha në Dubai, mësohet me kë është atje

Vera s’ka mbërritur ende por Lori Hoxha i ka nisur pushimet prej ditësh.

Marketing

Bukuroshja shqiptare ka bërë disa postime nga plazhi dhe nga fotot që kemi parë duhet të themi që duket në formë të shkëlqyer .

Lori ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë javët e fundit për romancën e saj me Vis Bajraktarin, por ende se kemi marrë vesh tamam nëse janë ndarë apo vazhdojnë të jenë bashkë.

Mirëpo siç duket nuk është Visi ai që e shoqëron Lorin me pushime në Dubai.

Po t’i hedhim një sy postimeve të blogeres në rrjetet sociale si në Snapchat si në Instagram, shihet që ajo ndodhet në pushime me shoqen e saj të ngushtë Sonelën.

Marketing