Loriana Kuka arrin në çerekfinale, mposht me IPPON ukrainasen, Anastasiya Turchyn

12:35 | 18 Prill 2021

Marketing

Loriana Kuka është kualifikuar për raundin e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Kuka u përball me ukrainasen, Anastasiya Turchyn në kategorinë -78 kg, shkruan lajmi.net.

Raundin e parë Kuka e kishte të lirë, teksa u kualifikua direkt në të dytin. Loriana u tregua e vëmendshme dhe në min 2:13 arriti të marrë një pikë të mirë që në fund u llogarit IPPON.

Tani në raundin e ardhshem në çerekfinale, Kuka do të ndeshet me austriaken Bernardette Graff./Lajmi.net/

Marketing