Lorik Cana merr dhuratë nga Haradinaj fanellën “100% Kosovë

Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana, e ka marrë dhuratë nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, një fanellë me logon “100% Kosovë”.

Marketing

Pas kapitenit dhe portierit të Kosovës, Samir Ujkanit, edhe
një personalitet tjetër në botën e futbollit, Lorik Cana, është bërë pjesë e
fushatës së Ramush Haradinajt, raporton Gazeta Express.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, e
publikoi së fundi një video në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku
ai shihet i veshur me një fanellë me moton e fushatës së AAK-së .

“Përshëndetje, jam këtu para jush me një dhuratë që e kam pranuar me shumë kënaqësi nga Ramush Haradinaj për të thënë se edhe unë jam 100% Kosovë”, thotë Cana në këtë video.

Përmes llogarisë së vet në Facebook, Haradinaj e falënderoi Canën për videon e tij.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partitë e tjera në
Kosovë janë duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme, pas shpërndarjes së
Kuvendit para disa ditësh.

Marketing