Low: Më ka zhgënjyer, por s’dorëzohem

Nuk ka aspak rëndësi nëse Gjermania fiton, humb apo barazon, siç ka ndodhur me Francën. Të paktën në këtë periudhë pas Kupës së Botës, të gjithë sytë janë akoma të drejtuar nga dy lojtarë. Njëri, Gundogan, është duartrokitur, por edhe vërshëllyer gjatë ndeshjes së luajtur në Nations League kundër Francës. Tjetri, Mesut Ozil, nuk është më, por ndodhet kudo.

Marketing

Pavarësisht se lojtari i Arsenal ka vendosur t’i thotë lamtumirë përfaqësueses pas Botërorit, mendimi i të gjithëve shkon te polemikat me federatën, akuzat për racizëm dhe te dera e mbyllur për “Manschaft”. Dhe trajneri Low nuk ka mundur t shmangë këtë temë edhe në përfundim të takimit me francezët…

“Më ka zhgënjyer në nivel njerëzor. Prisja të më telefononte, por nuk e ka bërë”, ka thënë ai për “ZDF”. Me pak fjalë, lamtumira e dhënë nga rrjetet sociale nuk është pëlqyer aspak. Edhe pse Low ka provuar t’i telefonojë lojtarit me origjinë turke, duke marrë një refuzim për t’u kthyer në kombëtare. Por trajneri i kampionëve të botës në 2014-ën nuk është nga ata që demoralizohen lehtësisht. “Do të provoj përsëri”, ka thënë ai.

Edhe Gundogan ka patur diçka për të thënë, duke e përshkruar me këto fjalë ndeshjen e tij të parë me kombëtaren pas Kupës së Botës. “Isha nervoz gjatë nxehjes. Nuk kishte asgjë për të pasur frikë, por kishte pak nervozizëm, duke parë se nuk dija si do të pritesha.

Duartrokitjet e shumta më kanë bërë të ndihem mirë. Edhe unë i kam duartrokitur tifozët. Nga ai moment e në vazhdim ka qenë më e lehtë të përqendrohem te ndeshja. Mund të kthehem në shtëpi i lumtur”, ka thënë mesfushori i Manchester City-it.

Marketing