Lozano është i Napolit, mbrrin në Itali për vizitat mjekësore

Në pritje të një përgjigjeje nga Mauro Icardi, Napoli përgatitet për të mirëpritur meksikanin Hirving Lozano. Sulmuesi meksikan ka mbrritur në Romë dhe të mërkurën do të kryejë vizitat mjekësore në llogari të Napolit dhe nëse i kalon me sukses më pas do të zyrtarizohet si blerja më e re e të kaltërve. Paga e Lozanos te Napoli do t’i kalojë 4 milionë eurot ndërkohë që në arkat PSV Eindhoven do të shkojnë 42 milionë euro përfshirë edhe bonuset ndërsa një % e caktuar do të shkojë në adresë të Pachucas klubit ku Lozano luante para se të transferohej në Holandë. Meksikani do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit pasi deri tani vendin e parë e mbante Gonzalo Higuain me 42 milionë euro.

Marketing
Marketing