LSDM: 27 prilli, akti më i zi në historinë e demokracisë të Maqedonisë së Veriut

Përmes një kumtese për media, LSDM-ja rikujton se dy vite më parë në vend ndodhi akti më i zi në historinë e demokracisë së vendi, kur sipas tyre, dhunues të nxitur nga OBRM-PDUKM-ja u futën dhunshëm në Kuvend dhe tentuan të vrasin deputetë e gazetarë.

Marketing

Sipas tyre, edhe me këtë çmim, regjimi i OBRM-PDUKM-së refuzonte transferimin paqësor të pushtetit.

Në kumtesën e LSDM-së, mes tjerash thuhet se qytetarët nuk do të lejojnë që të kthehet regjimi i Gruevskit, dhe se do ta rikonfirmojnë përparësinë e Stevo Pendarovskit, si kryetarë i ardhshëm i shtetit.

Kjo parti vlerëson se vota për kundërkandidaten Siljanovska është vitë për dhunë dhe për dhunuesit e 27 prillit, dhe është votë për kthimin e territ të regjimit të VMRO-DPMNE-së.

Marketing