LSDM-Besa, marrëveshje për grafën etnike në letërnjoftim

Propozim/ligji i Lëvizjes BESA për grafën etnike në letërnjoftime pritet që deri të premten të futet në rend dite në Komisionin për sistem politik. Deputeti Kastriot Rexhepi, thotë se në bisedë me institucionet përkatëse po definohen detajet teknike për zbatimin e ligjit, dhe pritet që sa më shpejtë të shqyrtohet në komisionin amë.

Marketing

“Qëndrimet janë të harmonizuara vetëm se duhet ta bëjmë përgatitjen teknike sa i përket çështjes së mbledhjes dhe hyrjes së kësaj pike në rend dite në Komision. Pas asaj kthehet në seancë plenare për t’u miratuar, pasi është me procedurë të shkurtuar, vetëm një herë është në shqyrtim në Komision në qoftë se ka amendamente e mandej do të jetë miratimi në seancë plenare”, tha Kastriot Rexhepi, Lëvizja BESA.

Qëndrim të njejtë ka edhe LSDM-ja. Koordinatori i grupit parlamentar, Jovan Mitrevski, thotë se e mbështesin propozim/ligjin për grafën etnike në letërnjoftime, ndërsa deri në fund të javës do të mbyllen edhe detajet teknike të propozim/ligjit.

“Ne e mbështesim atë ndryshim, me atë që flasim për detajet teknike, respektivisht mundësinë për zbatim, duke pasur parasysh mundësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vendosjen e asaj grafe në letërnjoftime. Se kur mund të ndodhë të bëhet ai ndryshim me qëllim që të mos ketë shpenzime plotësuese dhe ato shpenzime të mos jenë ngarkesë e qytetarëve gjatë ndryshimit të letërnjoftimeve”, pohoi Jovan Mitrevski, LSDM.

Propozim/ligj i Lëvizjes BESA mbështetet nga të gjitha partitë shqiptare dhe nga LSDM-ja, por nuk mori mbështetjen vetëm të VMRO-DPMNE-së dhe partisë E Majta.

Marketing