LSDM: Çdo i involvuar në skandalin e sigurimit pensional duhet të mbajë përgjegjësi

“Çdo i involvuar në skandalin që e zbuloi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ministrja Carovska duhet të mbajë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e sotëm të LSDM-së lidhur me skandalin me shpërndarjen e kontributeve për pensionet.

Marketing

Institucionet kompetente të jurisprudencës do të tregojnë se çfarë keqpërdorime janë bërë dhe kush për çfarë do të përgjigjet, thonë nga LSDM-ja, duke shtuar se praktika e deritanishme e VMRO-DPMNE-së ku përmes foltoreve partiake shpallen kush është fajtor dhe kush jo, ka përfunduar.

Në njoftimin e partisë citohet gjithashtu se është fakt se këto parregullsi me të cilat janë dëmtuar 12 mijë qytetarë-të siguruar, ka ndodhur gjatë qeverisjes siç thuhet “të pushtetit kriminal të VMRO-DPMNE-së”.

“Parregullsitë janë zbuluar, padrejtësia kundrejt këtyre 12.000 qytetarëve është korrigjuar, vlera e plotë e pensioneve të tyre është siguruar”, citohet në njoftim duke nënvizuar se me 19 milionë euro nga buxheti ky problem është zgjidhur.

Sipas njoftimit të LSDM-së, tashmë ka filluar edhe pagesa e parave nga shteti kundrejt këtyre dy shoqërive private pensionale për të siguruarit e dëmtuar të cilëve me vite nuk i janë paguar kontributet në shtyllën e dytë pensionale.

Gjithashtu citohet se janë parashtruar kallëzime përkatëse në organet legjislative dhe se institucionet do të veprojnë konform kompetencave.

Marketing