LSDM çon zv/drejtorët e saj nëpër shkollat shqipe në Kumanovë?!

Me urdhër të autoriteteve përgjegjëse komunale në Kumanovë, të gjithë shkollat shqipe urdhërohen që të kenë zv/drejtor të dytë dhe se ata do të duhet të jenë të propozuar si kandidat nga radhët e LSDM.

Marketing

Ky vendim siç mëson INA i ka mbërritur shkollave, të cilat janë të obliguara që të bëjnë një zgjedhje të tillë. Zëvendësdrejtorët e propozuar do të jenë nga radhët e LSDM dhe se të përzgjedhurit janë anëtarë të kësaj partie.
Sipas ligjit për arsim të lartë, nëpër shkolla janë të emëruar drejtori dhe një zv/drejtor, një praktikë e tillë që funksionon në të gjitha shkollat e vendit.

Siç mëson INA, bëhet fjalë për pazar politik mes LSDM dhe BDI në nivel lokal, ndërsa deri tani BDI nuk ka bërë të ditur se për çfarë bëhet fjalë. Urdhëri ka mbërritur nga sektori për arsim pranë komunës së Kumanovës dhe se brenda një periudhe të shkurtër para fillimit të vitit shkollor duhet të realizohet. Lidhur me këtë çështje, kërkohet përgjigje edhe nga Ministria e Arsimit.

Marketing