Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka dënuar aktin e demolimit të selisë qendrore të VMRO-DPMNE-së.

Përmes një kumtese e shkrim LSDM-së hedh poshtë gjitha pretendimet për lidhshmëri me këtë rast, duke shtuar se ata nuk mund të jenë fajtorë për ndarjet brenda VMRO-DPMNE-së.

“LSDM qartë dhe pa dilema ishte pjesë e “Revolucionit Laraman” në momente të vërteta kur shtetit i duhej të shpëtonte nga kriminelët, ndarjeve dhe izolimi dhe këtë nuk e ka fshehur. Ndërsa në rolin e partisë qeverisëse, LSDM udhëheq shtetin përpara dhe punon në interes të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti në fund shtojnë se presin nga organet kompetente të zbardhin rastin e sulmit ndaj selisë së VMRO-DPMNE-së.

Artikulli paraprakSekretari shtetëror i SHBA-së kërkon nga Franca që të mbështet Maqedoninë
Artikulli tjetërShpend Ahmeti paralajmëron heqjen e roamingut me Maqedoninë