LSDM: Dështoi përpjekja e Siljanovskës që të prezantohet si kandidate mbipartiake

Partia më e madhe në pushtet, LSDM përmes një komunikate me shkrim thonë se Hristijan Mickoski dhe në mënyrë direkte e demantoi kandidaten e tij Gordana Siljanovska, e cila rrejshëm prezantohet se është kandidat mbipartiak

Marketing

“Mickoski tha se Siljanovska është më shumë VMRO-DPMNE se disa tjerë nga partia. Dështoi përpjekja e Siljanovskët që rrejshëm të prezantohet si kandidat mbipartiak. Për vetëm 3 ditë Siljanovska plasoi tri gënjeshtra të mëdha me çka edhe rreshtohet si mbështetëse e gënjeshtrave dhe lajmeve të rrejshme të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.