LSDM: Dështoi skenari dhunues i Mickoskit dhe Gruevskit

Dështoi përpjekja e Hristian Mickoskit, Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së përmes skenarit të dhunshëm të krijojnë krizë, ta defokusojnë vëmendjen e opinionit nga fakti se pikërisht kreu i VMRO-DPMNE-së është i dyshuari kryesor për organizimin e dhunës së përgjakshme të 27 prillit.

Marketing

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të institucioneve dështoi provokimi, dështoi skenari i paramenduar i Mickoskit dhe Gruevskit.

Dështoi teatri i Mickoskit me të cilin përpiqej të shkaktojë incidente në spitalin “8 Shtatori”.

Dështuan edhe lajmet e rrejshme që mediumet dhe internet portalet të afërta me VMRO-DPMNE-në në mënyrë të sinkronizuar i kanë plasuar në opinion si pjesë e skenarit të Mickoskit dhe Gruevskit.

Institucionet, qytetarët, nuk do të lejojnë që Mickoski dhe Gruevski ta shtyjnë Maqedoninë e Veriut në kriza dhe tensione, ta rrezikojnë ardhmërinë e atdheut tonë dhe sigurinë e qytetarëve, vetëm për mbrojtje të organizatorëve dhe urdhërdhënësve të dhunës të 27 prillit.

Dhuna do të sanksionohet, Mickoski nuk do të ketë sukses, përgjegjësi për urdhërdhënësit dhe realizuesit e 27 prillit të përgjakshëm patjetër të ketë dhe do të ketë.
QENDRA PËR KOMUNIKIM ME OPINIONIN

Marketing