Pas tentimit të LSDM-së të ulë pagat e administratorëve në 14.500 në kohën e pandemisë ,që u parandalua nga BDI,një lajm i keq vjen nga koalicioni ” mozheme” të cilët në rast të marrjes së pushtetit do të ulin për 20 për qind numrin e administratorëve informon TetovaSot.

Koalicioni LSDM-Besa thone se do ta pakësojmë administratën për 20 për qind.Në Administratë sipas tyre do të punojnë vetëm ata që janë të gatshëm për tu shërbyer qytetarëve.
Kjo me automatizëm nënkupton se dy partitë LSDM dhe Besa do të përzenë nga puna 20% të administratorëve që do të mbeten në rrugë në një kohë kur njerëzit po vuajnë nga papunësia dhe si rezultat i kësaj ata vendosin të migrojnë për një jetë më të mirë dhe për të shpëtuar nga varfëria .TetovaSot