LSDM: Edhe këtë vit vazhdon rritja e pagave

Pas rritjes rekord të pagës mesatare në dhjetor të vitit 2018 prej 8,1 për qind, vazhdon rritja e pagave.

Marketing

Pagat rriten edhe në vitin 2019. Sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare në janar të këtij viti ishte 24.517 denarë, që është 2 për qind më e lartë nga paga mesatare e paguar për janarin e vitit 2018.

Trendi i rritjes së pagave që filloi me rritjen e pagës minimale, plotësisht do të intensifikohet në periudhën e ardhshme. Pagat do të rriten në të gjithë sektorët, janë paraparë rritje të pagave prej pesë për qind në arsim, shëndetësi, kopshtet e fëmijëve, mbrojtjes, policisë, gjykatës. Politikat pozitive ekonomike dhe ndihma e rritur ndaj ndërmarrjeve, hapin mundësi për rritje të pagave edhe në sektorin privat.

Pas rritjes rekorde të investimeve të huaja, rritja e produkteve industriale dhe eksportit, rritja e pagës mesatare është treguesi i fundit që e tregon suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë e udhëhequr nga LSDM-ja.

Është kthyer besimi i ekonomisë, rriten pagat, hapen vende të reja pune, bie papunësia.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon me realizimin e masave dhe politikave që sigurojnë rritje dhe zhvillim ekonomik, vende të reja pune, më shumë para dhe standard më të lartë jetësor për të gjithë qytetarët.

Marketing