LSDM: Ekonomia për këtë vit shënoi rritje

Nga partia në pushtet LSDM thonë se viti 2019 do të jetë viti i rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Pas pesë vjetëve regres, ekonomia në vitin 2018 ka lëvizur në drejtim të duhur, është rritur prodhimi vendor bruto.
Nga LSDM thonë se gjatë qeverisjes kriminale të OBRM-PDUKM-së ekonomia ishte në rënie. Ndërsa sot, siç deklarojnë nga atje, që një vit e gjysmë ekonomia po shënon rritje.

Sipas LSDM-së në tremujorin e dytë të vitit 2018, ekonomia gjegjësisht prodhimi vendor bruto është rritur për 3.1 për qind. Ndërsa në tremujorin e tretë ka pasur rritje për 3 për qind.

“Gjatë periudhë së janar-nëntor 2018 numri i të punësuarve në industri është rritur për 6.3 për qind”, thonë nga LSDM.

Marketing